Foto: Jeffrey Hovenier/ twitter

Hovenier takon nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevcin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka takuar nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcin.

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka thënë se e vlerëson shumë Bogujevcin për guximin e saj.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin e saj dhe e vlerësoj perspektivën e saj të thellë për çështjet kryesore”- ka shkruar ai.

Saranda Bugujevci është e mbijetuar e masakrës së Podujevës.