Foto: Ilustrim

Bixhoz i Paligjshëm në Një Hotel të Pejës

Policia njofton se në rrugën ”Nëna Terezë” në Pejë raportohet se një i dyshuar, i cili posedonte lokal hotelier, pa licencë dhe regjistrim biznesi, gjatë bastisje së lokalit  i është gjetur një tavolinë ku zhvillohej bixhoz i paligjshëm.

Siç njofton Policia, po ashtu të dyshuarit i është gjetur edhe një armë zjarri-pistoletë, si dhe i janë konfiskuar përkohësisht para kesh.

”Me vendimin e prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit lirohet, ndërsa rasti i proceduar mbetet nën hetime”, njofton policia./21Media