Operacion policor në Prishtinë dhe Pejë, arrestohen 10 të dyshuar për krim të organizuar dhe bixhoz

Dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale; krim të organizuar dhe organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë dhe në Pejë.

Sipas komunikatës së Policisë, gjatë operacionit janë kontrolluar 12 lokacione, janë ndaluar 10 persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe 15 persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe gjashtë 6 të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit policia është në kërkim të tyre.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gatshme – 4,423.00 euro; aparatet e lojërave të fatit – 2 copë; telefona mobilë – 25 copë; kompjuterë laptop – 2 copë; DVR – 2 copë si dhe materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhjetë të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.