Prishtinë, arrestohen 8 persona për organizim të bixhozit

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në rrugën ‘1 Tetori’ në kryeqytet pasi të njëjtit janë takuar për të luajtur bixhoz.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar letra bixhozi si dhe qipa të cilët shërbejnë për të luajtur bixhoz.

Derisa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30.