Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Policia gjeti 7 aparate të lojërave të fatit, arrestohet një person

Policia e Kosovës gjeti në Skenderaj 7 aparate të lojërave të fatit, aktivitet jo legal në Kosovë.

Pasi lokalizimit, Policia ka sekuestruar 7 aparate të lojërave të fatit dhe gjësende të tjera përmes të cilave dyshohet se është ushtruar veprimtaria e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar.

Sipas raportit policor, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe dy televizorë për shërbime të basteve, një shtëpizë kompjuteri, një printer dhe dëshmi të tjera relevante.

I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.