Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se kishte organizuar bixhoz në lokal

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Sipas raportit policor, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është bërë kontrolli i një lokali në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar  pajisje si kompjuter – shtëpiza të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit (bixhozit).

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.