Ministrja për Dialog, Edita Tahiri - Foto: Qeveria e Kosovës

Bisedime në Bruksel për Kodin e Vonuar Telefonik

Ministrja për Dialog Edita Tahiri që do të kryesojë delegacionin kosovar në bisedimet e nesërme, sipas komunikatës së lëshuar nga Zyra për Komunikim Publik në Kryeministri, është optimiste që Kosova do ta ketë së shpejti në shfrytëzim kodin telefonik, sipas marrëveshjes për telekomunikacionin të nënshkruar në shtator të vitit 2013.

“Para nisjes për Bruksel, ministrja Tahiri deklaroi se është optimiste që procesi i bisedimeve nesër do të japë rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383 që është shumë i rëndësishëm në fushën e telekomunikimeve të Republikës së Kosovës,” thuhet në komunikatë.

Për këtë kod Austria kishte aplikuar për Kosovën në fillim të këtij viti në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU), pasi Kosova nuk është pjesë e saj, ndërsa parashihej që Kosova të bëhej me prefiks telefonik në pjesën e parë të marsit 2016.

Në mars, po sipas një komunikate të lëshuar nga Kryeministria, Edita Tahiri ishte ankuar në Bruksel për zvarritjet e pajisjes së Kosovës me kod telefonik, ndërsa zyrtarët evropianë i kishin thënë se kodin po e vonojnë disa çështje të natyrës teknike.

http://kallxo.com/vonohet-kodi-telefonik/

Ndryshe nga delegacioni kosovar që paralajmëron bisedime për kodin telefonik nesër në Bruksel, Marko Gjuriq shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë u ka thënë medieve të shtetit fqinj se përveç për telekomunikacionin në kryeqytetin evropian do të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe.

Komunikata e Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë së Kosovës nuk përmend bisedimet për asociacionin.

Në maj të këtij viti, ministrja për dialog Edita tahiri kishte thënë se asociacioni do të krijohet pasi Kosova ta marrë kodin telefonik.

http://kallxo.com/tahiri-asociacioni-pas-marrjes-se-kodit-telefonik/