Policia e Kosovës. Ilustrimi: Kallxo.com

Bilanci i policisë, 48 aksidente dhe 25 të arrestuar

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 25 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.

Prej tyre, 15 persona janë dërguar në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit dhe të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 48 aksidente në trafik, nga to 22 aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 26 aksidente pa të lënduar.

Policia ka raportuar se ka shqiptuar 1 mijë e 206 tiketa trafiku.

https://kallxo.com/i-kerkuan-10-mije-euro-per-mospublikim-te-videos-intime-arrestohen-te-dyshuarit/

https://kallxo.com/xhiroi-veten-duke-gjuajtur-me-arme-pas-disa-muajsh-arrestohet-dhe-i-konfiskohet-arma/