Kuvendi i Kosovës

Besa Baftiu e shqetësuar me sistemin shëndetësor

Besa Baftiu, deputete e PSD, tha se deri më tani qeveritë nuk kanë tregu vullnet politik për ta rregulluar sistemin shëndetësor.

“Ne sot gjendemi përball një realiteti të hidhur në këtë sektor ku në spitale publike nuk gjenden as barna vitale për ta shpëtuar jetën e pacientëve”, tha ajo.

Sipas saj për barnat esenciale dhe materialeve shpenzuese ka pas keqpërdorim të buxhetit në prokurim të listës esenciale.

“Efektet e keqpërdorimeve po i bartin pacientët që janë të detyruar të blejnë nga shiringat e deri te penjtë kirurgjik”, tha Baftiu.