Foto: Urim Krasniqi/Kallxo.com

Qeveria ndan mbi 4 milionë euro për blerjen e barnave esenciale

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë e 200 mijë euro për blerjen e barnave esenciale për tremujorin e fundit të vitit 2022.

Kjo ka qenë kërkesë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, e cila e ka marrë mbështetjen e Qeverisë në mbledhjen e sotme.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo ka qenë kërkesë për ndarje të mjeteve shtesë.

“Ka qenë kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë për sigurimin barna esenciale për 3 mujorin e fundit deri në fund të vitit. Bëhet fjalë për shumën 4 milionë e 200 mijë e 100 euro” – ka thënë Murati.