Sabrije Fazliu

Baraku: Komisioni Etik i QKUK-së Nuk na Ktheu Përgjigje Rreth Vdekjes së 36-Vjeçes

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për dështimin e tërë aparatit shtetëror  për të trajtuar me kohë dhe në mënyrën e duhur vdekjen 36 vjeçares Sabrie Fazliut në QKUK.

Kryeinspektorja e Shëndetësisë, Ardita Baraku, tha se inspektorët kanë filluar inspektimin e këtij rasti në bazë të detyrës zyrtare.

“Në fillimin e vitit 2016 pas kuptimit se një grua 36 vjeçare kishte vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë, Inspektorati Shëndetësor me detyrë zyrtare ka vendosur të merret me rastin, janë kryer disa inspektime në disa institucione në kuadër të ShSKUK-së si rezultat i kësaj ka dalë një raport inspektimi dhe lënda u është referuar Komisionit Etik profesional pranë SHhKUK-së dhe ka kaluar një kohë deri ka ardhur një përgjigje se ata kanë pezulluar hetimet meqë lënda ka kaluar në Gjykatë”, theksoi Baraku.

Ajo theksoi se fjalën kryesore për vlerësimin për shkaktarin e vdekjes në aspektin shëndetësor e ka ky Komision që në këtë rast nuk na ka kthyer përgjigje.

Në një raport që e ka siguruar “Drejtësia në Kosovë” shkruhet qartë se Komisioni Etik i QKUK-së i kishte bërë me dije Inspektoratit të Shëndetësisë  që ata nuk merren me raste të cilat janë në domen të prokurorisë.

Intervistën e plotë të Barakut dhe emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë”  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: