Agim Bahtiri
Bahtiri: Bashkimi i Mitrovicës, ide e imja personale
Kryetari i Komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri gjatë seancës për ndryshimin e ligjit për bashkimin e Mitrovicës ka thënë se kërkesa për bashkim është ide e tij personale dhe ai asnjëherë nuk e ka biseduar këtë ide me ndonjë lider politik.
“Dua të ju them të gjithëve nuk ka kush në botë që e ndryshon mendimin e Agim Bahtirit as që frymëzohet Agim Bahtiri nga ndonjë parti politike. Kjo është kërkesë e imja personale dhe po ju garantoj me jetë se asnjëherë nuk kam pas bisedime me asnjë lider për të dhënë një propozim të tillë”, ka deklaruar Bahtiri.
Kryetari Bahtiri është shprehur se nuk ka rënë në kurthin e dikujt dhe se ai gjithmonë i ka idetë e veta.
“Ju bëj thirrje qytetarëve serb se nëse e marrim pjesën e veriut do të trajtohen shumë më mirë se që janë trajtuar deri më tani”, ka potencuar Bahtiri.
https://kallxo.com/bahtiri-asnje-qytetar-i-mitrovices-se-bashkuar-nuk-do-te-jete-pa-buke-dhe-pa-sherbime/
.