Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit Prek të Diplomuarit Kosovarë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha sot në Kuvend se janë studentët ata që do të dëmtohen më së shumti nga përjashtimi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Europian i Cilësisë (EQAR).

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për këtë vendim të EQAR, Hoti fajësoi qeverinë se ka vënë dorë mbi këtë agjension të pavarur duke e shkarkuar bordin e saj.

“Ky përjashtim mund të ndikojë në punësimin sezonal të të diplomuarve të Kosovës… Me këtë përjashtim dëmtohet njohja e diplomave në universitetet e Europës… sot është koha ta vëmë interesin e fëmijëve tanë para interesave partiake”, tha Hoti duke kërkuar që deputetët ta hatojnë dhe miratojnë një listë me rekomandime për qeverinë për të dalë nga kjo situatë.

“Menjëherë pas festimit të përvjetorit të pavarësisë, në vend se të kishim njohje për shtetin tonë, Agjencia e Akreditimit u përjashtua nga organizata ndërkombëtare”, tha Avdullah Hoti.

Ai tha se Kosova ka qenë shteti i parë nga rajoni që është bërë anëtare e EQAR duke përfituar shumë nga ky anëtarësim.

Hoti përmendi arsyetimin e EAQR për përjashtimin e Agjencionit të Akreditimit duke thënë se “me shkarkimin e bordit, kjo agjenci e ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome”.

“Shkarkimi i bordit është bërë me kërkesë të Kryeministrit në bazë të informatave konfidenciale… Është mirë sot kryeministri dhe ministri të përgjigjet cilat kanë këto informatat konfidenciale?”, tha ai.