Komuna e Kamenicës - Foto: Facebook/KomunaeKamenices

Asamblisti: Komuna ua paguan ende shpenzimet e telefonit ish-zyrtarëve komunalë

Shefi i grupit të asamblistëve të AKR-së në Kamenicë, Valon Maliqi, ka thënë se Komuna akoma nuk e ka shkëputur kontratën me operatorët e telefonisë për ish-zyrtarët komunalë.

Sipas tij, Komuna e Kamenicës po vazhdon t’i paguajë shpenzimet telefonike për anëtarët e Asamblesë së kaluar dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

Shpenzimet të cilat Komuna duhet të paguajë është 3.5 euro në muaj për secilin prej tyre.

“Unë për shembull Begzad Sinanin dhe disa kolegë të tjerë partiakë akoma i kam në rreth dhe komunikimin e kam pa pagesë, edhe pse ata nuk janë më në Komunë”, ka thënë Maliqi.

Ai këto deklarata I ka bërë gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Kamenicës.