Arrestohet për sulm ndaj policit në trafik

Raportohet se në Fushë Kosovë për shkak të një kundërvajtje në komunikacion, një person në një veturë me targa vendore është ndaluar nga policia.

Policia tha se i dyshuari gjatë shqiptimit të kundërvajtjes ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në detyrë.

I dyshuari ka refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Viktima si dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti mbetet të hetohet.