Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi Shtiu me Armë Zjarri në Drejtim të Dy Personave

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture brenda të cilës ishin dy persona.

Sipas raportit ditor të Policisë, të shtënat me armë ishin rezultat i një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe dy viktimave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rakosh të Istogut gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, të lënduar nuk ka pasur ndërsa nga plumbat është dëmtuar vetura me të cilën udhëtonin dy viktimat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.