Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një Zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë

Një person me inicialet M.S., 35 vjeç, është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në detyrë.

Drejtoria  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar sot një person nën dyshimin për keqpërdorime financiare të avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë, konkretisht në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale.

Personi i arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve jashtë vendit, duke bërë tërheqjen e një shume të konsiderueshme të parave në emër të udhëtimeve zyrtare të cilat dyshohet që nuk kanë ndodhur fare.

Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.