Dosja - Për çka po dyshohet rreshteri policor që u arrestua për keqpërdorim detyre

A.D., është zyrtari policor i Kosovës që u arrestua nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës gjatë ditës së sotme dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, i arrestuar punon në regjionin e Prizrenit.

IPK në një njoftim për media ka thënë se kishin pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirjen e rreshterit policor në veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Siç mëson KALLXO.com, ai po dyshohet për dhënie të ndihmës për disa persona të dyshuar në lidhje me një rast që kishte ndodhur më parë.

KALLXO.com raportoi në lidhje me arrestimin e rreshterit nga Prizreni.

Arrestohet një rreshter i policisë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës