Burgu (ilustrim)

Arrestohet i arratisuri nga Qendra e Paraburgimit

Një i arratisur nga Qendra e Paraburgimit është arrestuar pasditen e djeshme në rrugën “Gjon Buzuku”, në Ferizaj.

Policia ka njoftur se i dyshuari me datë 15 korrik ishte liruar për vikend nga Qendra Korrektuese Edukative, dhe nuk ishte kthyer më.

Pas më shumë se një muaji, policia ka arritur të arrestoj të arratisurin, të cilin njësiti policor pas arrestimit e ka dërguar përsëri në vuajtje të dënimit.