Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet hajni i akumulatorëve të veturave në Lipjan

Njësitet policore në stacionin e Lipjanit kanë arrestuar një person të dyshuar për 10 raste të vjedhjeve në Lipjan.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në qytetin e Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur bateri  (akumulatorë)  nga veturat.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar këtë javë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person  të dyshuarin, F.Z, 24 vjeçar

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është  shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.