Foto: Ilustrim

Arrestohen Dy të Dyshuar për Vjedhje

Policia e Gjakovës njofton se ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer disa vepra të vjedhjeve në qytet.

Të dyshuarit këto vepra i kanë kryer gjatë një periudhe njëmujore.

Për kryerjen e veprave të dyshuara ata kanë shfrytëzuar vetura të marra me qira (rent a car).

“Personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar për në stacion policor ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe të njëjtit kanë pranuar se kanë kryer veprat penale për të cilat kanë qenë të dyshuar”, thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim të Policisë Rajonale të Gjakovës.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë S.K. (1968) dhe M.L. (1961).

Lidhur me arrestimin është njoftuar prokurori i çështjes me urdhër të të cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor prej 48 orësh dhe ndaj tyre do të ushtrohet kallëzim penal.