Foto: Ilustrim

Arrestime pas Përleshjes me të Lënduar në Prishtinë

Në një përleshje që sipas policisë ndodhi dje në mesditë në “Emshir” të Prishtinës janë lënduar katër persona.

Policia në një komunikatë njofton se të lënduar nga përleshja janë personat me inicialet L. G. B. S., Sh. P. dhe M. S., tre nga të cilët të mitur.

Policia bën me dije se në këtë përleshje u përdorën thikat, ndërsa dy persona u arrestuan. Të arrestuar janë personat me inicialet D. A. Dhe R. H., gjithashtu të mitur.

Të arrestuarve me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar ndalimi policor, ndërsa ata po dyshohen për lëndim të rëndë trupor, lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Policia është në kërkim edhe tëp dy të dyshuarve për pjesëmarrje në përleshje, të cilët i ka identifikuar.

Edhe pardje KALLXO.com shkroi për përleshje me thika në Prishtinë e Gjilan, në të cilat u lënduan dy persona.

http://kallxo.com/dy-te-lenduar-nga-therjet-thike/

Edhe vitin e kaluar KALLXO.com shkroi për raste të tilla.

http://kallxo.com/zenka-e-te-rinjve-perfundon-therje-thike/

http://kallxo.com/therje-thike-afer-shkolles/