Arrestime e kontrolla në Malishevë

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në lidhje me një rast i cili kishte ndodhur më 26 maj të këtij viti në Malishevë.

Sipas policisë të dyshuarit janë arrestuar ndërsa janë kryer edhe disa kontrolle në shtëpitë e tyre dhe disa objekte përcjellëse të tyre.

Në tri lokacione të ndryshme policia kishte gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një predhë, tre karikatorë dhe 379 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.