FOTO ILUSTRIM

Arrestim për Shantazh

Policia ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar për shantazh.

Sipas raportit të përditshëm policor, vepra e dyshuar penale ka ndodhur më 16 shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e saj, Policia thotë se pas hetimeve të bëra, njësiti policor ka arrestuar  të dyshuarin, i cili dyshohet se ka publikuar disa fotografi për të shantazhuar viktimën mashkull.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.