Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një burrë në Kaçanik, dyshohet për dhunim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë seksuale ndaj një gruaje në Kaçanik.

Sipas policisë, gjatë periudhës shkurt-maj 2023, viktima ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht.

Policia thotë se i dyshuari arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.