Menaxheri i lartë i KEK-ut raporton në Polici shantazhin ndaj tij dhe menaxhmentin të ndërmarrjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar ankesë nga menaxheri i Institut INKOS në KEK, i cili ka raportuar se i ka shkuar një e-mail me përmbajtje shantazhi në drejtim të tij dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i institutit INKOS në KEK ka njoftuar se nga një adresë anonime i ka ardhur një emali me përmbajtje shantazhi për ankuesin dhe menaxhmentin e KEK-ut. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë është njoftuar edhe njësia e Krimeve Kibernetike” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.