Apeli Kthen në Rivendosje Rastin e Prokurores Shpresa Bakija

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe e ka kthyer në rivendosje rastin ndaj prokurores së Prokurorisë së Gjakovës, Shpresa Bakija.

Gjykata në Gjilan e kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj Bakijës dhe kishte pushuar ndjekjen

Në tri veprat penale për të cilat ajo akuzohej.

Ish kryeprokurorja e prokurorisë së Gjakovës akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, zbulim të fshehtësisë zyrtare dhe cenim të fshehtësisë së korrespondencës në rastin e rrjedhjes lidhur me rrjedhjen e një dosjeje me mesazhe erotike nga zyrat e Prokurorisë së Gjakovës.

Sipas kësaj komunikate kolegji prej tre gjyqtarëve të kësaj gjykate ka vendosur që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan të ndryshohet dhe kërkesa e mbrojtësit të akuzuarës për hedhjen e aktakuzës të refuzohet ndërsa gjykata e shkallës së parë të procedoj më tutje sipas aktakuzës.

Siç shkruhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori Agron Uka, hetimet për këtë rast kanë nisur në muajin nëntor të vitit 2014, vetëm disa javë pasi zyra ligjore e KALLXO.com kishte njoftuar Prokurorinë e Shtetit për të gjeturat me datë 5 tetor të po atij viti.

E kontaktuar në atë kohë Shpresa Bakija kishte thënë që aktakuza ndaj saj është e bazuar në shpifje e jo fakte.

Në tetor të vitit 2014, Drejtësia në Kosovë bazuar në një raportim në KALLXO.com publikoi të gjeturat e një hulumtimi i cili faktoi se mesazhet telefonike të një gruaje ishin printuar dhe më pas kishin përfunduar në duart e ish- burrit të saj.

Mesazhet të cilat flisnin për një lidhje dashurie jashtëmartesore më pas ishin shpërndarë tek familjarët e gruas e cila pas zbulimit ishte ndarë nga burri i saj.

Poseduesi i dosjes me mesazhe pranoi se tabulatet ishin marrë nga Prokuroria e Gjakovës dhe për këtë shërbim ai kishte paguar 250 euro.

Deklarata e këtij personi dhënë në Drejtësia në Kosovë u shfrytëzua si bazë për nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Gjilanit.

Shpresa Bakija u suspendua nga Këshilli Prokurorial i Kosovës rreth dy muaj më parë, por ajo vendosi ta sfidojë këtë vendim duke vazhduar të dalë në punë, me arsyetimin se nuk ka bazë ligjore që ta detyrojë.

http://kallxo.com/kryeprokurorja-shpresa-bakija-gjykohet-me-dyer-te-mbyllura/

http://kallxo.com/kryeprokurorja-e-suspenduar-shpresa-bakija-vazhdon-te-dale-ne-pune/