Ilustrim

Anton Jupa: Mish i Bluar Nuk Mund të Kushtojë 2 Euro Kg

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com biznesmeni Anton Jupa, njëri nga importuesit e mishit ka fajësuar qytetarët që po blejnë mish të lirë e pa e lexuar përmbajtjen e produktit.

Sipas tij, mishi i bluar që nëpër markete të Kosovë shitet me çmim 2 euro kilogrami nuk është i mirë, sepse është i përzier me produkte të ndryshme.

“Qytetari ka shumë faj se e blen produktin edhe nuk lexon, shkon e blen mish të blum që shitet në tregun e Kosovës, po ai brenda nuk është mish i blum, unë të garantoj. Nuk mundesh me pas mishin e blum në market me 2 euro kilogramin. Nëse do me pas mish të blum të mirë, duhet me qenë 3.5 euro ose 4.5 euro”, tha biznesmeni Jupa që dje në një intervistë eksluzive për KALLXO.com pak kohë para se të arrestohej nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, mishi i bluar është i përzier me mish të pulës. E për këtë, ai thotë se kjo mund të vërehet nëse llogaritet se sa mish i pulës futet në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com ka publikuar intervistë ekskluzive me biznesmenin Arton Jupa i cili ka importuar mish nga kompania belge, ndërsa disa tonë mish me afat të skaduar janë asgjësuar.

Drejtësia në Kosovë dje ka publikuar pamje ekskluzive të aksionit të përbashkët të Prokurorisë së Themelore të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AVUK-ut, ku janë asgjësuar disa tonë mish për shkak të afatit të skaduar.

http://kallxo.com/videoprokurori-qe-urdheroi-aksionin-e-javes-per-skandalin-e-mishit/

Në intervistën e dhënë për KALLXO.com biznesmeni Jupa ka kallxuar edhe se qysh prodhohet sugjuku i cili kushton 1 euro kilogrami.

http://kallxo.com/si-prodhohet-suxhuku-lire-se-1-euro/

Ai ka shpjeguar edhe gjetjen pa afat të mishit të pulës në depon e tij nga Prokurorira Themelore në Prizren.

http://kallxo.com/sqarimi-pronarit-te-euro-ides-per-mishin-e-pules-afat-te-skaduar/