Ankohet se Dikush i Dogji Veturën

Policia në raportin 24 orësh njofton se një person nga fshati Demjan i Gjakovës ka raportuar se personat të panjohur i kanë vënë zjarrin makinës së tij.

Raportuesi i kësaj ngjarjeje, sipas policisë, ka treguar se veturën e kishte të parkuar në oborr.

Policia bën me dije se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti i regjistruar si zjarrvënie po hetohet.