Animacionet shqiptare të viteve ’90 shfaqen në Kino ‘Lumbardhi’

‘Lumbardhi’ në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë – AQSHF sot, me 6 tetor 2018 në orën 20:00, në kinemanë “Lumbardhi”, do të shfaqë programin e filmit Jeta pas Enverit: Kinematografia Shqiptare e viteve 90, me fokus te filmat e animuar.

Përmes një komunikate “Lumbardhi” njofton se programi do të përbëhet nga një përmbledhje jashtëzakonisht interesante e filmave të shkurtë të animuar të prodhuar në Shqipëri gjatë viteve të 90-ta.

Organizatori i këtij eventi poashtu bën të ditur se ky bashkëpunim mes dy institucioneve është vetëm fillimi i bashkëpunimit mes tyre dhe që do të vazhdojë vitin që po vjen ku do të shfaqet premiera e programit të plotë të filmit.