Lumbardhi i Pejës

Kompania private haset duke nxjerrë zhavorr nga Lumbardhi i Pejës

Në fshatin Leshan të Pejës, është raportuar se një kompani private po nxjerrë zhavorr nga lumi Lumbardh.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë policore së bashku me inspektorët e Ministrisë së Ambientit, i janë përgjigjur një informate ku një kompani private është duke transportuar rërë (zhavorr) afër lumit.

Në koordinim me prokurorin, makineritë janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, njofton Policia.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është iniciuar se ndotje, degradim ose shkatërrim i mjedisit.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.