Arkiv

Supremja pezullon lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

Gjykata Supreme e Kosovës, ka nxjerrë vendim me të cilin i pezullon lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Supremja ka aprovuar si të bazuar kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësorë të paditësve Faton Selmanaj, Xhavit Kuqi dhe Muharrem Lulaj.

Paditësit në fjalë kanë kërkuar që të shqyrtohet vendimi i Apelit i cili kishte prishur vendimin e Themelores, vendim i cili gjithashtu kishte aprovuar kërkesën e paditësve.

Sipas vendimit të Supremes, vendimi që do të mbetet në fuqi do të jetë ai i Themelores, kështu që do të pezullohen lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Për këtë çështje, kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese e cila kishte dhënë disa vërejtje.

Kushtetuesja e kthen në Supreme rastin e licencave të “Kelkos”-it

Gjykata Supreme më 16 janar vendosi duke vepruar sipas vërejtjeve të Kushtetueses dhe vendosi kundër vendimit të Apelit, i cili kishte vendosur në favor të MEA-së.

Faton Selmanaj, Xhavit Kuqi dhe Muharrem Lulaj kishin hapur kontest administrativ kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe Zyrës së Rregullatorit për energji.

Në këtë kontest është e përfshirë në cilësi të palës së interesit edhe “Kelkos Energji”.

Paditësit kishin kërkuar nga gjykata që të anulohet vendimi i Ministrisë në fjalë.

Kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve në Lumbardh, në qytetin e Pejës janë mbajtur edhe protesta dhe ka pasur edhe shumë reagime nga shoqëri civile.

Planet për hidrocentral në Lumbardh nxisin reagime