AMC organizon mbrëmje bamirësie për të mbledhur fonde për nëna dhe fëmijë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë do të organizojë mbrëmje bamirëse në Zvicër.

“Të gjitha shitjet e biletave për mbrëmjen bamirëse të organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmije do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AMC.

“Specifikisht furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zgjerimin e programit të skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës si dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna‘” thotë AMC.

Këtë vit ky event do të mbahet në Zvicër me datë 10 Maj dhe  mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga Soprano Learta Jakupi.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për donacionet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë sidomos në numër më të madh në Klinikën e Neonatologjisë.

Falë AMC fëmijët e lindur para kohe e kanë të siguruar barin e quajtur surfaktantë që ndihmon në zhvillimi e mushkërive.

 

 

https://kallxo.com/njerezit-dhe-trajtimi-qe-po-shpetojne-jete-foshnjash/

 

https://kallxo.com/amc-organizon-festen-bamirese-lets-dance/

 

https://kallxo.com/aksioni-per-nena-dhe-femije-lanson-aplikacionin-globi-im/