Bamirësia në Pandemi

 

Adnan Hysenaj nga Peja me profesion është gazetar. Në marsin dhe prillin e vitit të kaluar ku e gjithë bota, përfshi edhe Kosova po përballeshin me një gjendje paniku, me krizë shëndetësore e financiare, kishte vendosur që profesionin e tij ta çonte në një nivel tjetër.

Ai përmes faqes së tij në Facebook, u kishte ndihmuar mbi 12 familjeve të qytetit të Pejës dhe rrethinës të gjejnë fonde për të paguar qiratë për banesat e tyre.

Për shkak të mbylljes totale në atë kohë, shumë njerëz kishin humbur vendet e tyre të punës dhe ishin të pa të ardhura.

Një nga më të sfiduarit kishin qenë, qytetarët që kanë banuar me qira.

Adnan Hysenaj përmes faqes së tij në Facebook “Gazetari i Pejës”, kishte kërkuar ndihmë për këta nevojtarë.

“Gjatë pandemisë, faqja jonë mori kahje tjetër për shkak të kërkesave të qytetarëve për ndihmë. Pandemia ka sjellë shumë vështirësi, ku shumë njerëz kanë humbur vendet e punës”, thotë Hysenaj.

Adnan Hysenaj – Gazetar

Hysenaj ka treguar se si kishte vendosur që të bëhet urë lidhëse mes bamirësve dhe nevojtarëve.

“Po të më ndodhte edhe mua, edhe unë kisha kërkuar ndihmë”, thotë Hysenaj.

“Prej që ka dal pandemia, i kemi ndihmuar mbi 12 familje me qira. Një familje me 3 fëmijë të vegjël janë dëbuar nga banesa dhe kanë fjetur jashtë për 2 natë. Kam publikuar lajmin, kemi kërkuar ndihmë dhe brenda 3 dite është blerë banesa për atë familje.

Kjo seri e artikujve për BIRN mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).