Pamje nga ekspozita ‘Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti’. Foto: KALLXO.com.

Hapet ekspozita për humanizmin e popullit në Kosovë gjatë viteve të '90-ta

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka hapur sot ekspozitën “Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti”.

Ekspozita është hapur në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar libra e artikuj të gazetave ‘Rilindja’ dhe ‘Bujku’ në koleksionet e BKK-së për bamirësinë, humanitetin dhe solidaritetin në Kosovën e viteve ’90-ta.

Bardh Rugova, kryetar i Këshillit Drejtues të Biblotekës Kombëtare tha se ekspozita prezanton solidaritetin që tregoi populli shqiptar gjatë viteve të rezistencës.

“Përmes kësaj ekspozite po e përkujtojmë atë epokë, në të cilën kishte një sistem tjetër të vlerës, i cili mbështetej në bamirësi, humanitet e solidaritet”- tha Rogova.

Ndërsa, Don Lush Gjergji tha se humanizmi dhe solidariteti që populli shqiptar tregoi gjatë viteve të ’90-ta u frymëzua nga humanizmi i Nënës Terezë.

“Prej viti 1990, me ngjarjet e mëdha, pajtimin e gjaqeve, themelimin e shoqatës “Nëna Terezë”,  me shkollimin paralel shkollor, dhe shëndetësor iu kemi përgjigjur vetvetes, miqve dhe armiqve se ne nuk heqim dorë prej vetvetes, dhe si model i gjithë kësaj ishte humanistja Nëna Terezë, e cila botës mbarë ia mësoi një urtësi që të gjithë e kanë shpirt e në zemër” – tha ndër të tjerash Don Lush Gjergji.

Një fjalë rasti mbajti edhe drejtori i BK-së, Fazli Gajraku.

“Në këtë ekspozitë janë prezantuar 50 monografi e mbi 1.500 artikuj të gazetave, që tregojnë hollësisht për solidaritetin që treguan qytetarët e Kosovës gjatë kohës së rezistencës – viteve të 90-ta”- tha ai.

“Ditët e Nënë Terezës” kanë nisur më 26 gusht me një akademi solemne të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës dhe mbyllen nesër më 5 shtator 2023.

Pamje nga ekspozita ‘Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Bamirësia, Humaniteti, Solidariteti’. Foto: KALLXO.com.