Ambasadori Kosnett impresionohet me protestat kundër dhunës ndaj grave

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar lidhur me protestat që janë mbajtur tash e dy ditë në Prishtinë e Drenas pas rastit të dyshimeve për abuzim seksual të një vajze të mitur.

Kosnett në Twitter ka shkruar se është impresionuar nga mobilizimi i qytetarëve për të luftuar dhunën ndaj grave në Kosovë.

“I impresionuar të shoh shumë qytetarë të Kosovës që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar ambasadori amerikan.

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-drenas-per-rastine-16-vjecares/