Ambasadori i ri i SHBA-së mbërrin në Kosovë

Philip Kosnett, që do të jetë kreu i ri i diplomacisë amerikane në Kosovë ka mbërritur në vendin ku do të qëndrojë për disa vite të ardhshme.

Ardhjen e tij e ka njoftuar faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

“Bashkohuni në përshëndetjen e ambasadorit Philip S. Kosnett & znj. Alison Kosnett në Kosovë! Ambasadori Kosnett shpreson të paraqesë kredencialet e tij para Presidentit Thaçi në fillim të javës së ardhshme dhe të nisë si ambasadori i ri i SHBA në Kosovë. Zonja Kosnett po mban qenin e saj Malika, i cili gjithashtu është i ngazëllyer për të qenë në #Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Paarardhës i Kossnet ishte ambasadori Gregory Delawie.