Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosnet: Të qenit Ambasador i SHBA-së në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm

Ambasadori në largim i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se shërbimi në Kosova ka qenë nderë i madh për të.

Kosnett përmes një postimi në twitter ka thënë se Nick Giacobbe do të jetë i angazhuar deri në emërimin e ambasadorit të ri.

“Të qenit Ambasador i SHBA në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm. Unë largohem i sigurt në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku im, deputeti Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, Kosnett ka qenë i ftuar në intervistën e tij të fundit, në kallxopernime, ai ka folur për qeverinë Kurti, rolin e ShBA-së në Kosovë, administratën Biden si dhe shumë tema të tjera.