Foto-ilustrim

Aktakuzë ndaj 4 Zyrtarëve Policorë për Marrje Ryshfeti

Është ngritur sot aktakuzë ndaj katër zyrtarëve policorë të trafikut në Prizren nga prokuroria e këtij qyteti.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, N.A., D.B., M.S dhe B.B., për veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas komunikatës, të akuzuarit nga gushti në nëntor të vitit të kaluar kanë kërkuar dhe marrë ryshfet.

“Prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016 të akuzuarit në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla duke vepruar në kudërshtim me autorizimet zyrtare”, sqaron komunikata.

Prokuroria në komunikatë njofton se policët e akuzuar kanë kërkuar dhe marrë të holla edhe gjatë patrullimit me automjete zyrtare të policisë.

59 zyrtarë policorë të trafikut, mes tyre edhe katër nga Prizreni u arrestuan më 19 dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimet për keqpërdorim detyre, marrje ryshfeti dhe dhënie ndihme kryerësve të veprave penale.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

Dy ditë më parë, duke u ndërlidhur me këto arrestime, zëvendësministri i Punëvë të Brendshme Nehat Mustafa tha se arrestimet është dashur të vazhdonin, ndërsa konsideroi se policia duhet të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

Policia të njëjtën ditë i kërkoi Mustafës të japë fakte për policë të përfshirë në dukuri negative.

http://kallxo.com/policia-sfidon-zevendes-ministrin-trego-fakte/

Edhe dje zëvendësministri Mustafa e vazhdoi polemikën e nisur me zyrtarë të policisë.

http://kallxo.com/mustafa-u-lyp-duel-ne-media-drejtuesve-te-policise/

Po dje Inspektorati Policor i Kosovës nuk komentoi deklaratat e Mustafës.

http://kallxo.com/inspektorati-nuk-komenton-deklaratat-e-mustafes-per-policine/