Aksioni i Policisë: Zbulimi i Laboratorit të Marijuanës

Në pamjet në vijim mund të ndiqni aksionin e Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë për zbulimin të laboratorit të marijuanës në Pejë.

 Xhirimet e aksionit që rezultoi me zbulimin e laboratorit të kultivimit të kanabisit nga fillimi deri në fund u shfaqën në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë”.

Foto: ScreenShot/Facebook/Albin Kurti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Çabrat të Gjakovës, të premten më 10.05.2024.

Përmes një postimin në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se familjet e martirëve dhe dëshmorëve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës, janë vlera të pamohueshme të shtetit të Kosovës.

“Familjet e martirëve dhe dëshmorëve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, invalidët dhe veteranët e luftës, janë vlera të pamohueshme të shtetit e të kombit tonë, mbi të cilat ne vazhdojmë që të ndërtojmë të ardhmen tonë të ndritshme për brezat që do të vijnë. Fëmijët që lindin dhe po rriten në liri janë dëshmi e fuqishme e asaj që kemi arritur si popull e shtet, dhe të shpresës që mbartim çdo ditë”- ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se në luftën e fundit Gjakova ka dhënë 361 dëshmorë dhe 1022 martirët.

“Përkujtuam civilët e vrarë para 25 vitesh, dhe djemtë e vajzat që ranë dëshmorë në betejën e Çabratit, duke mbrojtur popullatën civile. Nderojmë çdo ditë 1022 martirët dhe 361 dëshmorët e Gjakovës dhe sakrificën që na mundësoi ta jetojmë lirinë e ta gëzojmë shtetin”- ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti ka thënë se vetëm mes datave 7 dhe 11 maj 1999 kanë rënë në 26 dëshmorë dhe mbi 100 martirë në Gjakovë të vrarë nga forcat serbe.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni në linkun:

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.