Aksion i VV-së Para Banesës së Thaçit

Gjatë aksionit ky subjekt pasurinë e Presidentit e cilësoi të vjedhur, ndërsa i kërkoi atij që ta kthejë atë pasuri.

“Vetëvendosja” i bëri thirrje Thaçit që “të mos e falë tokën e Kosovës”, duke aluduar në marrëveshjen e 26 gushtit 2015 për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Rrusta tregoi pse Thaçi është President.

“Hashim Thaçi po e përdor postin e Presidentit për t’u arratisur nga burgu,” tha ajo.

Në fund të aksionit, aktivistë të “Vetëvendosjes” e lanë pankartën me mesazhin për Thaçin para objektit ku jeton Presidenti.

Një aksion të ngjashëm para banesës së Thaçit “Vetëvendosja” e kreu edhe në vitin 2013.