Aksion kunder bastoreve arrestohen tre persona

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nga policia për ogranizim të skemave piramidale.

Tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Sekiraqë.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit janë vënë në pranga pasi të njëjtit nga njësitë policisë, inspektorët e ATK-së dhe Doganës janë takuar në një lokal  të lojërave të fatit.

Dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.

Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga njësit policore janë konfiskuar 6 mijë e 654 euro.

Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Në mars të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar project ligjin për ndalimin e lojrave të fatit.

https://kallxo.com/qeveria-miratoi-ligjin-per-ndalimin-e-lojerave-te-fatit/