Ilustrim

Policia godet bixhozin në Isniq

Një plan operacional i Policisë në Deçan është zhvilluar sot në fshatin Isniq, ku një person është arrestuar.

Policia ka njoftuar se operacioni ka filluar me bastrijen e një lokali i cili ka qenë pa emër dhe pa mbishkrim, nën dyshimin se brenda tij organizoheshin lojëra të fatit.

Policia tutje ka bërë të ditur se brenda lokalit ka gjetur një numër të konsiderueshëm të pajisjeve që shërbejnë për lojëra të bixhozit – poker dhe mjete tjera të lojërave bixhozi, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuarit M.K, 27 vjeçar, pronar i këti lokali, i cili është zënë duke e mbajtur në mënyrë ilegale të hapur lokalin.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar nën masën e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.