Shqipëri, 5 persona zihen në flagrancë duke organizuar lojëra të fatit

Policia e Shtetit ka filluar një aksion për evidentimin e personave të cilët ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Shtetit, në një shtëpi të marr me qira në Përmet, nga shtetasi F.Q, policia ka gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.

Policia e Përmetit kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin F.Q, 26 vjeçar, dhe ka liruar në procedurë të rregullt të dyshuarit M.Gj, 36 vjeçar, A.Ç, 24  vjeçar, P.D, 29 vjeçar dh E.L, 33 vjeçar.

Materialet rreth këtij rasti policia ka bërë të ditur se i kanë kaluar Prokurorisë prajë Gjykatës në Përmet për veprime të mëtejme.