Foto: KALLXO.com

Aksioni i policisë në Prizren, arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren nga ana e policisë, për organizim të lojërave të fatit.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion, duke bërë kontrollimin e katër lokacioneve.

Pas kontrollimit, polica ka njoftuar se ka konfiskuar dy laptop, tre telefona dhe 1 mijë e 190 euro para të gatshme.

Lidhur me këtë rast, policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.