Lufta ndaj lojërave ilegale të fatit, mbyllet një e tillë në Mitrovicë

Policia mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë ka mbyllur një lokal të lojrave të fatit.

Sipas njoftimit nga Policia, gjatë patrullimit njësiti policore kishin hasur në një lokal në të cilin kishte qenë duke u zhvilluar aktivitet i lojërave të fatit- bixhozit.

Në atë lokal  është hasur duke luajtur bixhoz një person me të cilin kishte qenë edhe një punëtorë i  lokalit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ATK-së dhe inspektorët komunal dhe kanë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri të cilat kanë shërbyer për lojëra të bixhozit.

Pas procedurave  nga inspektorët lokali është mbyllur ndërsa është njoftuar prokurori sipas të cilit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.