Bilanci i aksionit kundër kazinove dhe bastoreve, mbyllen qindra të tilla

222 lokale të lojrave të fatit, janë mbyllur nga gjithsej 235 të tilla sa janë bastisur  gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës .

Një plan operativ i cili është zhvilluar në gjithë terroritorin e Kosovës ka rezultuar me lokale të mbyllura, para të konfiskuara e materiale të tjera të cilat do të përdoren si prova material.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-së 222 prej tyre janë mbyllur.

“Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni i nisur në mëngjes ka përfunduar rreth orës 23:40, ndërsa policia ka thënë se nuk ka pasur ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor.