Aksident në Komoran, kolona deri në Sllatinë

Një kolonë shumë e gjatë automjetesh është krijuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Sipas fotografive të dërguara nga qytetarët në adresë të KALLXO.com, një kolonë është krijuar nga Parku i Biznesit në Drenas deri në Komoran.

Qytetarët kanë treguar se kjo kolonë, e cila tani është nga fshati Sllatinë e Fushë-Kosovës, është si reazultat i një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Komoran të Drenasit.

Një qytetar ka treguar për së paku tre aksidente të ndodhura në një distancë të shkurtër afër Komoranit.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetarët në KALLXO.com.