Aksidenti në Rrugën B - Foto: KALLXO.com

Aksident i Rëndë në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, Disa të Lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutave në “Rrugën B”, në kryeqytet.

Një dëshmitar ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident janë të përfshira 4 vetura.

Dëshmitarët thonë se janë mbi 5 persona të lënduar në këtë aksident të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipet e Emergjencës.

KALLXO.com sjell fotot nga vendi i ngjarjes.