Ilustrim

Aksident i rëndë në autostradë një i vdekur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë gjatë një vetë-aksidenti që ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” në Malishevë.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerët të tjerë, kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK.

Policia thotë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.